Arrestimi i Alqi Bllakos, Balla: As kundërshtarëve nuk ia uroj të jenë në pranga, por koha kur urdhërat e prokurorisë nuk zbatoheshin ka marrë fund. Ja biseda e fundit me të

Apr 2, 2022 | 17:58
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin Kjo Javë në “News 24”, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, komentoi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

taulant balla

Balla u shpreh se në aspektin njerëzor i vjen keq pasi prangat nuk ja uron as kundërshtarëve të tij politik, por shtoi se me reformën në drejtësi ka mbaruar koha kur ekzekutivi nuk zbaton urdhrat e prokurorisë dhe gjykatës.

Natyrshëm kur pyetesh çfarë ndjesie keni. Ndjesia e parë është ajo humane dhe njerëzore. Unë nuk ja uroj askujt as kundërshtarëve që të jenë në pranga.Kjo është pjesa e parë në aspektin njerëzor dhe mbyllet këtu, pastaj është pjesa tjetër që për mua është e rëndësishme.

Ju jeni një nga gazetaret më me eksperiencë dhe ne kemi bërë shumë intervista, nga viti 2016 ju më bënit ju një pyetje: “zoti Balla kur do të ketë politikan në pranga”? Ja pra koha ka ardhur.

Koha kur urdhërat e prokurorisë nuk respektoheshin, madje Prokurorja e Përgjithshme etiketohej me fjalët më të ndyra të një burri, i referohem fjalëve të Sali Berishës si kryeministër që i drejtohej Prokurores së Përgjithshme, ajo kohë ka marrrë fund“, tha Balla.

Gjithashtu ai rrëfeu dhe bisedën e fundit me ish-deptetin Alqi Bllako, ku ky i fundit i ka thënë se beteja ligjore është e tij personale dhe e askujt tjetër.

Duhet të kuptoni që unë nuk duhet të interferojë nëse hyj në detaje të çështjes. Dua ta falënderoj zotin Bllako për atë vendim që mori. Duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është rasti i parë që deputeti, heq mandatin sapo erdhi shkresa në Kuvend nga Prokuroria.

Disa deputetë të opozitës u mbyllën në një sallë dhe aktruan sikur bënë Mbledhjen e Mandateve, ndërkohë që deputeti kishte dhënë dorëheqjen. Mendoj që vendimi për të përballur pa asnjë lloj pektu të asaj që përfaqëson, është vendimi i duhur. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që edhe procedura që ndodhi ishte më e shpejta që ka ndodhur për këtë çështje. E para është që PS ka vendosur një standard me këtë çështje. Kërkesa ka mbërritur në cilësinë e Këshillit të Mandateve. Unë e lexova kërkesën. Natyrshëm që standarti që ka vendosur PS është ky, ka një vijë të kuqe për secilin prej nesh.

Në asnjë rast PS nuk do bëjë avokatin e askujt. Me avokatin e tyre kanë punën e tyre. Nuk do bëjmë avokatin e askujt për akuzat e këtij niveli. Kuvendi i Shqipërisë përsa i përket për çështjen e impianteve të përpunimit të mbetjeve, janë investime të rëndësishme dhe të duhura. Nëse një zyrtar përgjatë këtij procesi, ka ngjyer gishtat dhe është bërë palë me biznesmenët, është puna e tyre personale.

Unë kam komunikuar sapo ka ardhur dosja. Qoftë anëtari i Këshillit të Mandateve, ashtu dhe personi ndaj të cilit ka ardhur kërkesa, njoftohen nga kryetari i Kuvendit. Kam biseduar në telefon, i thash koleg ka ardhur kjo kërkesë. Zoti Bllako ka thënë që kjo është beteja ime personale, nuk është e askujt prej jush”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura