“Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik”- Presidenti Begaj takohet me Antonio Tajanin: Shqipëria, e angazhuar për integrimin në BE

May 2, 2024 | 22:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zëvendës Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.

begaj tajani

Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi zv.kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura