Arratisja e ish-shefit të Trafiqeve, ikën jashtë për të kërkuar azil politik

Sep 2, 2015 | 9:44
SHPËRNDAJE

dritan-zagani
Ish-shefi i Trafiqeve në Policinë e Fierit, Dritan Zagani

Ish-shefi i Trafiqeve në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, në ‘arrest shtepie’ për dekonspirim të aksioneve antidrogë mësohet se është larguar jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar azil politik. 
Dje policia nuk e ka gjetur në banesën e tij. I akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se dekonspiroi aksionet antidrogë të kolegëve të tij, Zagani ka thyer urdhrin e gjykatës.

Madje, ka të dhëna se ish-shefi nën akuzë të ketë lënë Shqipërinë për të kërkuar azil në një shtet të BE-së. Lajmin e konfirmoi dje Policia e Shtetit, sipas së cilës është bërë verifikimi në banesë i Zeganit, por ai nuk rezultonte aty.

Ditën e djeshme ishte seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Fierit, ku Dritan Zegani duhej të ulej në bankën e të akuzuarve. Por, realisht ish-shefi i Trafiqeve ishte zhdukur prej kohësh nga Fieri dhe nga Shqipëria. Zegani qëndronte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” prej muajit nëntor të vitit 2014. Në këtë kohë, dosja në ngarkim të tij u shkëput nga ajo e një grupi kriminal të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Për Zeganin, pozicioni i tij nuk ishte i lidhur me grupin dhe për rrjedhojë u vendos që ai të gjykohej vetëm për shpërdorim të detyrës në gjykatën e Fierit dhe jo nga Krimet e Rënda. Sipas vendimit, Gjykata për Krimet e Rënda ka urdhëruar të dyshuarin Zagani të mos largohet nga adresa e banesës që ai ka dhënë përpara gjykatës. Zagani në atë kohë ka qenë i pranishëm në seancën e zëvendësimit të masës së sigurisë.

Ish-shefi i antidrogës në Policinë e Fierit u arrestua në përfundim të një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda ndaj një grupi prej pesë personash, të dyshuar si trafikantë lëndësh narkotike më 3 maj 2014.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, nga përgjimet e kryera, ka rezultuar se një nga të dyshuarit komunikonte me ish-shefin e Antidrogës, Zagani, duke e mbajtur në dijeni për lëvizjet e grupit, fakt që ish-oficeri nuk e ka dokumentuar sipas procedurës.

Po sipas Prokurorisë dyshohet se Zagani raportonte te një shtetasi huaj, italian. “Shtetasi Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj, duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje, të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij, dhe të administruar në përmbushje të detyrës”, pretendoi Prokuroria.

Në çdo rast, Zagani e ka mohuar akuzën. Mendohet se arratinë e tij, duke anashkaluar drejtësinë në Shqipëri, Zagani e ka ndërmarrë për të kërkuar azil në një vend të Bashkimit Europian, si person i përndjekur pa të drejtë. Nga ana e Gjykatës së Fierit u vendos dje gjykimi në mungesë i Zaganit, ndërsa policia ka bërë shpalljen në kërkim të ti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura