Ardit Gjebrea zbulon këngëtaren shqiptare që do ta shoqërojë në prezantimin e “Kënga Magjike 2021”

May 7, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

Më 21 mars të këtij viti nisi prezantimi i këngëve dhe këngëtarëve që do të marrin pjesë në “Kënga Magjike 2021”.

ardit gjebrea marsela cibukaj (3)

Netët gjysmëfinale do të mbahen më 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj.

ardit gjebrea marsela cibukaj (2)

Prezantuesi i këtij eventi, Ardit Gjebrea, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se kush do të jetë shoqëruesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj.

ardit gjebrea marsela cibukaj (4)

Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’. Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”, shkroi moderatori krahas një fotoje që postoi, ku shfaqej krah këngëtares.

ardit gjebrea marsela cibukaj (5)

Gjatë muajit shkurt, Ardit Gjebrea u infektua me Covid-19 dhe u detyrua që programin e tij t’ia besonte Marselës për një periudhë të shkurtër, e cila shoqërohej edhe nga Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.

ardit gjebrea marsela cibukaj (1)

Performanca e Marselës i mahniti të gjithë, duke qenë se ajo nuk ka eksperienca të mëparshme në këtë fushë.

marsela cibukaj (8) marsela cibukaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura