Ardit Gjebrea nis pushimet me familjen në Antalia

Jun 29, 2013 | 15:28
SHPËRNDAJE


Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në “Tv Klan”, Ardit Gjerbrea, menjëherë pas mbylljes së sezonit televiziv të dielën, dhe pasi ka votuar më 23 qershor, është nisur të hënën me pushimet e tij të përvitshme në Antalia me familjen. Arditi me vajzën 4-vjeçare Anna dhe bashkëshortja Anila, në shoqërinë e djalit të tyre të madh Jon, janë fotografuar në Aeroportin e Rinasit, pak para nisjes së fluturimit në Antalia (Turqi). Arditi, edhe pse me pushime, është mjaft aktiv në faqen e tij zyrtare në facebook, ku poston foto nga momentet e argëtimit atje, siç ishte prania e tij në një shfaqje të jashtëzakonshme me një grup baleti ukrainas në Gural Premiere në Antalia. Ndërkohë që ai i informon miqtë se si po i kalon ditët e pushimit, duke bërë edhe pak komente për pasionin që ka për ushqimin. Arditi shkruan: ”Ok, një not po bëj thashë se jam shëndoshur dhe duke djegur ca kalori i qetë për gramët e humbur në not, erdha në restorant. Tashmë që jam llups e dinë të gjithë. Ata gramët e humbur i fitova në kile sikur s’kam ngrënë gjithë jetën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura