Arbitër nga Premier Liga për Partizanin, që ka pasion… fotografinë

SHPËRNDAJE

UEFA ka vendosur edhe treshen e arbitrave, që do të drejtojnë ndeshjen e sotme mes Mariborit dhe Partizanit, e cila do të luhet në orën 20:15. Të kuqtë, ndryshe nga ndeshja e parë, pritet të mos kenë ankesa për gjykimin, pasi kryesor do të jetë një arbitër me nivel të lartë, siç është Pol Tirnej, që ka drejtuar jo pak, por 32 ndeshje në Premier Ligën angleze dhe njihet si mjaft kompetent. Ai do të ketë dy ndihmës të tij nga Anglia, që janë gjithashtu arbitra të Premier Ligës.

during the Premier League match between Watford and West Bromwich Albion at Vicarage Road on April 4, 2017 in Watford, England.

Tirnej njihet si një kryesor që lejon lojën e rëndë dhe e ka shumë të vështirë që të nxjerrë kartonë të kuq. Madje, edhe mesataren e kartonëve të verdhë e ka 2.5 për ndeshje, ndërsa nuk ka akorduar asnjë karton të kuq në ndeshjet që ka drejtuar si kryesor. Kështu që, të kuqtë nuk duhet të ruhen në këtë drejtim, me frikën se mund të ndëshkohen, pasi anglezi nuk i nxjerr lehtë nga xhepi kartonët. Ndërkohë që vëzhgues i UEFA-s në këtë përballje do të jetë Kostas Kapitanis, i cili vjen nga Qipro.

gjyq

Pasionet Të gjesh një cen në biografinë e arbitrit kryesor të ndeshjes së sotme, që mban edhe stemën e FIFAs, Pol Tirnejt, është mjaft e vështirë. Përveç arbitrimit në nivelin më të lartë të futbollit, në vendin e tij dhe atë ndërkombëtar, ai ka edhe një pasion tjetër që lidhet me fotografinë dhe arkitekturën. Tirnej ka një studio të tijën private me një portofol shumë të pasur nga punët që ka realizuar.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakFlet dermatologia: Problemet me lëkurën në verë, si t’i parandalojmë
Artikulli tjetërRuli e Mustafaj flasin pas kafes me Bashën e Berishën në selinë e PD, ja deklaratat e tyre

S'KA KOMENTE

Comments are closed.