Anija me refugjatë e bllokuar në Itali, Bushati telefonon homologun italian: Do marrim 20 prej tyre

Aug 25, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati  me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

Bushati në reagimin e tij shkruan se Shqipëria nuk mund të zëvendësojë Europën, por është gjithmonë në ndihmë të saj.

bushati

“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë”.

Ndërkaq, Ministri Bushati zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.
Ky i fundit e falenderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe vlerësoi ketë veprim duke e cilësuar si një shembull inkurajues për shumë vende të BE-së.

Ndërkohë që Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi ka bërë të ditur se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Katania do të priten nga Shqipëria.

Në një deklaratë të tijën ai u shpreh: Ky është një sinjal solidariteti që e vlerësojmë shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura