Anëtari i PD, ironizon Astrit Veliajn: Tani demokratët do të përfaqësohen nga një intelektual ndërkombëtar

Feb 9, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

Astrit Veliaj pritet që të zëvendësoj Eduard Halimit në parlament, pasi ky i fundit la mandatin këtë të premte.

Anëtari i PD-së, Namir Lapardhaja, ka ironizuar faktin se Veliaj mund të rikthehet në parlament si deputet i PD-së.

namir lapardhaja

“Tani qe demokratet e Beratit do te perfaqesohen ne Parlament nga nje intelektual i nivelit nderkombetar (dhe me gjere) si A. Veliaj, ata nuk do te kene vetem zerin e tyre ne tempullin e demokracise, por, madje, edhe veshin, edhe syrin, edhe mendjen, edhe lekun… etj.

Vetem nje demokraci e niveleve perendimore si kjo e jona, mund te na e dhuronte dhe mund te na bente pjesetar te ketij fati e gezimi te madh kolektiv…

Rr(n)ofsh e qofsh, o moj demokracia shqiptare… ✌✌✌”, ka qenë ky postimi në Facebook i Lapardhasë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura