Anëtar i “Clubit Rotary”/ Kristo Papa, njihuni me kardiokirurgun shqiptar që punon në spitalin e Londrës!

Nov 15, 2021 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (7)Kristo Papa është një mjek i cili ushtron profesionin e tij si kardiokirurg ne spitalin Royal Brompton ne Londër.

Ka lindur ne Vlore, ku kaloi edhe vitet e para te fëmijërisë se tij, me pas u shpërngul  ne Greqi ku se bashku me familjen e tij emigroi qe prej vitit 1992. Pasi kreu shkollën e mesme ne Athine, vendosi te vazhdonte studimet e larta për mjekësi ne Universitetin e Aquiles ku edhe jetoi gjate periudhës universitare. Ka përfunduar specializimin ne kardiokirurgji ne Universitetin e Veronës duke vijuar me pas me Masterin dhe PhD ne Universitetin La Sapienza ne Rome.

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (8)

Këto vite kane shënjuar ne karrierën e Kristos, pasi kane qene vite plot sakrifice e durim persa i përket realizimit te tij profesional.

Tashme prej disa vitesh Kristo, është zhvendosur ne Londer se bashku me familjen e tij ku jeton edhe punon.

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (10)

Dëshira dhe pasioni qe ai ka ndaj profesionit te tij e karakterizojnë ne punën qe bën. Orët e gjata ne sallën e kirurgjisë dhe telefoni i tij qe nuk rresht nga kërkesat e pacientëve te cilët Kristo me mënyrën e tij miqësore përpiqet t’i jap te gjithëve ndihmën e tij janë pjese e përditshmërisë se tij.

Ne Londër, por jo vetëm është mjaft i njohur prej Komunitetit Shqiptar për punën, ndihmesën dhe kontributin e tij.

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (6)

Është pjese e shume grupimeve  duke mos harruar pasionin e tij ne kërkimet shkencore, pasi profesioni i kardiokirurgjisë te cilin ai ka zgjedhur është gjithnjë e me shume duke ecur me hapat e teknologjisë se avancuar.

Gjithashtu një vëmendje te veçante do i kushtoja  Fondacionit ‘Nje zemër për Shqiptaret’ është Fondacion i krijuar prej Kristos me qellim bamirësie për t’ju ardhur ne ndihme te gjithë shqiptareve ne nevoje. Ai ka kryer disa evente bamirësie edhe ne mungese prezence te tij ne Shqipëri por, ketë vit shpresojmë te jete edhe vete personalisht ne venetin e radhës.

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (1)

Se fundmi Kristo është bere pjesetar i Clubit Rotary ne Londer ku se bashku me pjesëmarrës te tjerë edhe te komunitetit anglez kane ne plan evente te tjera bamirësie ne nevoje te shqiptareve.

Kristo Papa-Londer-Kardiokirurgu (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura