Andrra Destani dhe Sinan Hoxha në pritje të djalit të dytë? Lajmi bëhet viral, reagon këngëtari

Sep 28, 2020 | 17:06
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme u bë viral lajmi se Andrra Destani dhe Sinan Hoxha do bëheshin prindër për herë të dytë.

Mediat raportuan se bashkëshortja e këngëtarit ishte në pritje të një djalë, në muajin e katër të shtatzënisë.

Pas thashethemeve, Sinan Hoxha reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkroi se lajmet nuk janë të vërteta.

“Nuk është e vërtetë,”- shkroi ai.

Çifti janë prindër për herë të parë në vitin 2016. Andrra Destani solli në jetë një djalë, që e quajtën Ansi.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura