ANALIZA/ Pse propaganda televizive ruse është thelbësore për të kuptuar luftën në Ukrainë

Apr 12, 2022 | 11:22
SHPËRNDAJE

Analiza e CNN

propaganda ruse

“Rusët që të vërtetën e dëgjojnë nga media shtetërore po jetojnë në një realitet alternativ,” thotë Madeline Roache.

Çdo ditë Roache shikon “lajmet” e mëngjesit në Channel One, një nga kanalet më të mira televizive shtetërore ruse. Ajo ndjek rrëfimet që po dëgjojnë teleshikuesit rusë. Dhe shkruan një raport për NewsGuard për “realitetin alternativ”. NewsGuard, një startup që vlerëson besueshmërinë e burimeve të lajmeve, filloi të publikojë përmbledhjet e Roache të hënën.

Roache duke folur për CNN thotë se në përgjithësi, në televizionin shtetëror, “ushtria ruse portretizohet si triumfuese — pasi thuhet se nuk ka asnjë humbje, asnjë viktimë dhe sigurisht nuk po kryen asnjë mizori. Ndërkohë, sipas medias shtetërore, është ushtria ukrainase ajo që po kryern mizori, po vret civilë, po pëson humbje të mëdha dhe po humbet territore nga forcat ruse”.

Ishte ky koment i Roache-s që më ra në sy më së shumti: “Rusët do të kishin çdo arsye për t’u ndjerë krenarë bazuar në atë që po shohin në televizionin shtetëror”.

Duke punuar me producentin Aaron Cooper, unë përpilova këtë raport për edicionin e së hënës të “The Lead with Jake Tapper” në lidhje me raportimin e përmbysur të medias shtetërore ruse.

Ekspertët thonë se programi i Putinit ka ende një ndikim shumë të fortë në opinionin publik rus, pavarësisht nga një mori raportimesh reale nga Ukraina që e kundërshtojnë atë.

Siç na tha Nic Robertson i CNN, “Nuk është çudi që kaq shumë njerëz thjesht ndjekin linjat e Kremlinit. Është gjëja më e lehtë për ta. Ata nuk shohin një alternativë. Ata ndihen të pafuqishëm dhe është informacion që ata” janë ushqyer vit pas viti nga Putini dhe nga udhëheqja sovjetike në ato ditë.”

Mbyllja e Moskës

Këtu është një kontekst vendimtar kur mendohet për këtë temë: “Në thelb gazetaria është ndaluar tani në Rusi,” vuri në dukje Anne Applebaum në “Reliable Sources”.

“Është e paligjshme të flitet për atë të ashtuquajtur “operacion special ushtarak” si luftë ose ta quash atë pushtim. Dhe kjo do të thotë se shumica e korrespondentëve perëndimorë janë larguar. Të gjitha mediat e pavarura ruse që ekzistonin para luftës tani janë ndaluar; shumë nga ata gazetarë janë larguar gjithashtu nga vendi. Kështu që historia e vërtetë e asaj që po ndodh në Rusi tani po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u treguar.”

Vladimir Kara-Murza, një politikan opozitar rus, i cili regjistroi një intervistë me spikeren e CNN+, Sara Sidner i tha asaj se kjo luftë do të jetë rënia e Putinit. Të hënën ai u arrestua jashtë banesës së tij në Moskë, sipas raporteve të shumta.

Analiza e Daniel Dale

Jake Tapper e tha më së miri këtë të hënën: Rusia po angazhohet në një “luftë të ashpër propagandistike për të justifikuar pushtimin e saj të paprovokuar, brutal dhe për të provuar të mbulojë numrin në rritje të mizorive dhe masakrave që po kryhen kundër civilëve ukrainas”.

Ai i kërkoi kontrolluesit të fakteve të CNN, Daniel Dale, të vlerësonte disa nga mashtrimet specifike që po shpërndajnë rusë. Ja një:

“Qeveria ruse ka pohuar se asnjë banor i vetëm vendas nuk u vra gjatë kohës që trupat ruse ishin në Bucha dhe se provat për të kundërtën ishin të inskenuara, të falsifikuara ose një mashtrim. Këto pretendime janë sinqerisht qesharake. Ato janë krejtësisht të rreme.”

“Unë mendoj se ajo që po bën Rusia është të ngrejë kaq shumë marrëzi, saqë disa prej tyre besohen, ose që njerëzit të hutohen dhe të mbingarkohen nga gjithçka që kontestohet — madje edhe faktet më të dukshme — saqë ata të ngrenë duart dhe thonë “Nuk e di se çfarë është e vërtetë” Dhe kjo është e vështirë dhe mendoj se ne si gazetarë duhet të luftojmë fort kundër kësaj”.

“Ata duan të besojnë se vendi i tyre është i mirë”

Në episodin e fundit të podkastit “Tug of War” të CNN, korrespondenti ndërkombëtar Matthew Chance — i cili ishte me bazë në Moskë për disa vite — foli pse propaganda e Kremlinit është përqafuar kaq shumë nga kaq shumë njerëz: Kjo ndodh sepse “ata duan të besojnë se vendi është i mirë”, jo një regjim i keq që “vret njerëzit pa arsye”. Mendoni për këtë, tha Chance, “kush do të donte të pranonte se ka diçka thelbësisht të gabuar me vendin tuaj?”

PERGATITI PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura