Analisti Hila: Si “babalja” të gjej unë nja 10 në Vlorë, pse Xhafaj nuk mund të rrëzohet

May 19, 2018 | 19:29
SHPËRNDAJE

Analisti Dritan Hila thotë se audio përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë domethënie.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, analisti Dritan Hila thotë se edhe nëqoftëse audiopërgjimi rezulton i vërtetë qeveria nuk bie.a

Dëshmitari, Albert Veliu thotë Hila ka shumë njolla në biografin e tij dhe rrëfimi i tij mund të merret edhe si presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga intervista

Dritan Hila: Nuk mendoj se zoti Basha do të inskenojë një çadër tjetër në Bulevard

Ilva Tare: Po pse do të kishte besueshmëri ta bënte sërish?

Dritan Hila: Jo, do të jetë një skenë e parë nga publiku, unë nuk e di sa do ta ndiqnin edhe nga vetë PD.

Ilva Tare: A ka arsye, çështje shqetësuese që e justifikojnë një çështje të tillë?

Dritan Hila: Nëse në rastin e parë kishte një detline që e vinte në pozitën e vështirë qoftë kryeministrin, qoftë Bashën kur ishin zgjedhjet dhe kishte ndikim nga faktori ndërkombëtar, ka shumë mundësi që një lloj proteste, një lloj djegie mandatesh, apo një çadër në një version tjetër, gjithësesi një protestë që do të tentonte bllokimin e qeverisjes nuk  do të shkaktonte veçse rënien e PD  në pozitat që ra Edi Rama dhe përfundoi në darkën e krokodilit. Pra nuk besoj se do ketë ndonjë rrugëdalje nga kjo. Maksimumi që mund të arrijnë është rrëzimi i Xhafës, por Ramën nuk e rrëzojnë dot, nuk kanë mekanizma. Plus që e thashë nga tre faktorë që janë problemi që kanë ngritur, përkrahja popullore, bllokimi i jetës sociale dhe përkrahja e ndërkombëtarëve është një problem që këta e ngrenë…ata vetë nuk thonë që ministri i Brendshëm favorizon trafikun e drogës, por vëllai i tij merret me trafik droge. Nuk më duket shkak që të çojë në bllokimin apo rënien e qeverisë.

Ilva Tare: Nëse bie Xhafaj, a bie Rama?

Dritan Hila: Do vijë Taulant Balla ose Elisa Spiropali, kaq është e gjithë historia.

Ilva Tare: Nuk rrëzohet qeveria

Dritan Hila: Jo nuk rrëzohet Rama, nuk kanë mekanizma. E kanë bërë vetë mekanizmin dhe po i bie mbi kokë. Lulzim Basha nëse nuk i mbushet mendja që të ndryshojë sistemin elektoral do mbetet aty, do të mbetet në mëshirën e Ramës, në mëshirën e PS që në 28 vjet ka më shumë sesa PD, kjo është historia.

Dëshmia e Albert Veliut, presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm

Dritan Hila: Nuk mund të rrëzohet Fatmir Xhafaj pse del Babalja e ka inat me Agronin se pse nuk i ka çuar paketë në burg. Këto janë…të gjej unë nja 20 në Vlorë. Pra këto janë inate personale që në filtrin e perëndimorëve kalojnë në këtë mënyrë: Po sikur ky të jetë një presion i krimit të organizuar për të rrëzuar Fatmir Xhafën dhe nëse ky është njeri me precedent penal në çdo gjykatë në Botë nuk merret për bazë si dëshmitar, mund të merret për bazë për luftë politike, por jo si dëshmitar se ka shumë gropa në biografinë e tij, u shpreh ai për Ora News.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura