Amerikanët mund ta marrin vaksinën kundër Covid në fillim të dhjetorit. Ja si do të bëhet shpërndarja

Nov 22, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Amerikanët e parë mund ta marrin vaksinën kundër Covid në datën 11 dhjetor. Deklarata u bë nga doktor Moncef Slaoui, i cili është edhe shefi i programit të vaksinave të Koronavirusit në SHBA.

vaksina

Doktor Slaoui i tha CNN se plani është që vaksina të dërgohet në vendet e imunizimit brenda 24 orësh pasi ajo të miratohet.

Ai tha se gjithashtu se vaksina do të shpërndahet bazuar në popullsinë e secilit shtet. Shtetet do të jenë përgjegjëse për të vendosur se kush do ta marrë vaksinën i pari, por rekomandohet që përparësi t’u jepet atyre më të rrezikuar,  atyre që janë në vijën e parë të përballjes me Covid dhe të moshuarit.

Dr Slaoui tha se deri në muajin maj, vendi mund të arrijë imunitetin e tufës me 70 % të popullsisë të vaksinuar.

Gjithashtu të dielën, udhëheqësit e G20 thanë se ata “nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura