Ambasadorja izraelite, e impresionuar nga vizita në fabrikën e “Birrës Korça”: Sipërmarrje e suksesshme

Aug 18, 2023 | 7:53
SHPËRNDAJE

Festa e Birrës Korça, tashmë festa më e madhe verore, në natën e dytë bëri bashkë qindra mijëra qytetarë vendas, por edhe të huaj. “Birra Korça” shënoi rekord shitje përgjatë dy netëve, ndërsa 12 stenda të “Birrës Korça” kanë ofruar “Birrën Korça” për të gjithë qytetarët.

ambasadorja e izraelit

Kanë qenë turistë pa fund, nga Gjermania, Italia e Franca, që kanë zgjedhur të shijojnë “Birrën Korça”. Festa është përqendruar edhe te shtëpia e “Birrës Korça”.

Nata e parë është ndezur nga këngëtarë të njohur, si Ylli Limani, Lorenc Hasrama që elektrizuan skenën. Edhe nata e mbrëmshme ishte e magjishme me birrën dhe tingujt e muzikës. Mes këngëtarëve që performoi për qindra pjesëmarrës ishte edhe Eugent Bushpepa.

Krahas terminalit të autobusëve, Festa e Birrës ka dhe një pol tjetër të rëndësishëm ku festohet, siç është Shtëpia e Birrës së parë shqiptare, pranë fabrikës së prodhimit të birrës, ku qytetarë e vizitorë të panumërt shijojnë birrën e freskët me çmim promocional, gatimet tradicionale dhe muzikën ‘live’ me serenata, mes peizazhit piktoresk dhe ajrit të pastër. Gjiganti teknologjik, fabrika ku prodhohet “Birra Korça”, ishte ndalesa e veçantë që bëri në Korçë ambasadorja izraelite, Galit Peleg.

Diplomatja u prit në fabrikë nga presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu, dhe së bashku me pjesëtarë të stafit e shoqëruan atë në të gjitha ambientet e fabrikës, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore dhe mjaft të avancuar.

Ambasadorja izraelite shprehu mbresat e saj për investimin gjigant që rritet dita-ditës falë një prodhimi cilësor dhe me shumë standard, që ruan traditën dhe historinë.

“Të ruash trashëgiminë, traditën dhe gjithë këtë histori; mendoj se ky vend e përshkruan gjithë këtë shumë bukur. Kjo fabrikë mban një histori që është mbledhur dhe modernizuar në teknologjinë e re mbështetur nga puna e palodhur e njerëzve”.

Ambasadorja nuk ka la pa shijuar “Birrën Korça”, për të cilën shprehet se është shumë e veçantë.

“Më pëlqeu shija, nuk ishte shumë e fortë dhe mund të pije edhe gjatë ditës në vazhdim. Kam jetuar 5 vite në Belgjikë, vend që i cili është konsideruar të jetë mbretëresha e birrave. Biznesi është i suksesshëm, ndërtuar nga njerëz shqiptarë, me një potencial të madh për eksportin. Mendoj se pasi vizitova fabrikën dhe pasi pashë procesin dhe se si punëtorët tregonin kujdes për të mbajtur çdo gjë të shëndetshme dhe të pastër jam shumë e surprizuar. Përveç historisë së bukur të birrës dhe shijes së saj mendoj se birra simbolizon Shqipërinë në shumë mënyra”, tha ajo.

Ambasadorja ishte pjesëmarrëse edhe në natën e parë të Festës së Birrës Korça, duke e shijuar atë së bashku me miqtë e saj.

“Mendoj se duke festuar me birrën është një mënyrë shumë e bukur, është një simbol shumë i bukur për Korçën, një mënyrë shumë e mirë për të shfaqur qytetin. E shijova shumë festën, vizitën që bëra dhe po ashtu dhe birrën. Jua siguroj që do të keni shumë vizitorë në këtë festë.

Pas vizitës në fabrikën e Birrës Korça Peleg zgjodhi restorantin Shtëpia e Birrës për të shijuar gatimet tradicionale shoqëruar me birrën e freskët, Birrën Korça.

“Mendoj se ky është një mesazh për gjithë bizneset e tjera se si të ruajmë historinë duke modernizuar proceset, por duke respektuar edhe traditën. Është krim të vizitosh Korçën dhe mos të ndalosh në këtë vend. Mendoj se është një simbol i bukur i këtij vendi”, u shpreh ambasadorja.

Ajo që bie në sy është se në skenën e Festivalit të Birrës do të ngjiten edhe grupet e njohura “No Mercy” apo “La Bouche”, por edhe këngëtarë grekë, si Dhespina Vandi dhe Keti Garbi. Festa e Birrës deri të dielën do të përmbushë programin e 5 netëve të magjishme.

ambasadorja-izraelite-te-birra-korca-770x433 ambasadorja-izraelite33 ambasadorja-izraelite

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura