Alfred Qefalia: Admir Tafilin e njoha në burg, Kristi Pinen s’e njoh. Policia më theu brinjët të pranoj vrasjet me pagesë e shpërthimet me tritol

Mar 20, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

I arrestuari Alfred Qelafia ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tij, që të pranojë përfshirjen e tij në bandën e tritolit dhe shpërthimeve në Tiranë më 10 shkurt, nje nga te cilat edhe ne farmacine e babait te ministrit te Brendshem, Tahiri. 

Alfred Qefalia

Në një intrevistë telefonike për “News 24”, Qefalia ka deklaruar se nuk mund të pranojë krimet me të cilat nuk ka asnjë lidhje. “Unë jam i akuzuar nga prokuroria vetëm për dhënie ndihme në arratisje nga burgu, për asgjë tjetër, kur nuk më akuzon dot prokuroria, unë nuk mund të mbulojë krimet e policisë”- tha ai.

Sipas tij, policia e ka rrahur për të pranuar, por ai nuk ka cfarë të pranojë. “Ma kanë bërë kokën daulle, më kanë thyer brinjët që të pranojë, por unë nuk kam cfarë të pranojë, pasi nuk kam lidhje me to, cfarë të pranoj?”- thotë ai.

Qefalia tregon se Admir Tafilin e ka njohur në burg, ndërkohë që të arrestuarin Kristi Pinen, është hera e parë që i dëgjon emrin.

“Tafilin e njoh, kemi qene ne burgun 313, ndërkohë nuk kam asnjë lidhje me Kristi Pinen, nuk di kush mund të jetë ky person. Ndoshta ai ka marrë informacione nga policia dhe publikon në emrin tim për të marrë statusin e të penduarit. Edhe policia kur me ka ardh këtu ma kanë bërë kokën daulle që të pranoj këto krime, s’kam c’të pranoj”- tha ai.

Sa për të arrestuarin enjë ditë me parë, Dhimitër Ziton, ai ka thënë se e njeh, pasi ka qenë i punësuar në biznesin e tij, por vetëm kaq. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura