Albina Dhima, një surrealiste në Tiranë

Dec 28, 2017 | 13:54
SHPËRNDAJE

Më shumë se sa të tjerët, mbijetesa në këtë vend është e vështirë për artistët. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare, që sidoqoftë, zvarriten nga pak të gjithë, por edhe nga vështirësia e punës së tyre individuale. Qofshin piktorë, aktorë, shkrimtarë a krijues të çdo lloji, e jetojnë shumicën e kohës së tyre në një realitet tjetër, në atë që ndoshta do donin të ishin, por që munden vetëm ta krijojnë për të tjerët, ashtu siç e shohin dhe e perceptojnë ata.362525414

Jo të gjithë e pëlqejnë, jo të gjithë e shohin të jetueshme a normale figurën, përshkrimin a rolin, me të cilin i paraqitet artisti, por sidoqoftë, kthejnë krahët, bëjnë një koment dhe flenë në jetën e tyre (të mërzitshme, do shtonin artistët). Për ta është kaq e thjeshtë! Piktori o autori i cilitdo zhanri krijues, duhet të sforcohet për të dalë nga krijimet e krijesat e tij e të jetojë ca minuta në tokë.

Albina Dhima u përpoq ta bënte këtë gjatë çeljes së ekspozitës së parë në Muzeun Kombëtar, pak ditë më parë. Për shkak të një farë zymtësie surreale të punëve të saj, ajo ishte përgatitur që të mos shihte shumë fytyra të çelura, ndërsa vinin përqark sallës së madhe të muzeut, por nuk ndodhi kështu.6958474747

Pikërisht, sepse ishin piktura të një lloji që nuk i shohim përditë, surrealizmi i tyre i zhvendosi pak të gjithë në një botë që e sheh vetëm Albina Dhima. “Dikur, pikturat kanë qenë edhe më të errëta se kaq.

Nuk i kam zgjedhur unë të jenë të tilla, kam shkuar drejt tyre edhe pse më pëlqen shumë grafika, më pëlqen të luaj me kontrastet e forta, jo me nuancat.” Të tridhjetë pikturat e ekspozuara janë të së njëjtës frymë. Femra nudo, që më shumë se prej formave, tërheqin vëmendje prej formës. Ato nuk kanë as moshë e as tipare. Shpesh, madje nuk kanë as gojë dhe kjo jo për të qenë antifeministe, por sepse është e qartë, edhe me aq pak sa e takon Dhimën, që fjalët i ka të kursyera.985478785474874

Pra, njëfarësoj, shpirtërorja e këtyre femrave është pak (ose shumë) e saja. Nga kronologjia e punëve të saj, vihet re një lloj çeljeje, vit pas viti, i femrave të saj që humbisnin në terr. Tablot nuk kanë as tituj, as data, por ngjyrat e përcaktojnë ndryshimin që ka nisur të duket e ndoshta do të thellohet, në punët e piktores që ka mbaruar në degën skenografi-kostumografi, në Akademinë e Arteve, disa vite më parë.

Për të fituar sigurinë që nuk mund t’ia japë dot studioja e vogël, në të cilën punon, e për të kapërcyer drojën që duhet të ketë çdokush përpara ekspozitës së parë, një ngjarje e rëndësishme për çdo piktor, Albina Dhima është takuar e ka marrë fjalët e piktorit Maks Velo. Në katalogun e punëve të saj, Velo ka shkruar: “Për çdo artist, prezantimi i parë me publikun është një ngjarje e shënuar.

Se piktura, si çdo art, ka momentin e lindjes dhe atë të pjekurisë. Piktorja Albina Dhima ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 2011- të. Piktura e saj mbart vizione krejt të veçanta. Ajo kryesisht punon në teknikën e vajit. Figurat kryesisht janë femërore, femra pa moshë, si një bukuri e përjetshme. Ajo nuk spekulon me erotizmin, erotizmi i saj lind nga shtjellat ajrore dhe është inpersonale. Ka të lindur një ndjenjë harmonie, që ekuilibron ansamblet e paraqitura.

Ajo përpunon me këmbëngulje detajin, kjo tregon për një pjekuri të parakohshme. Ndjek dhe parapëlqen surealizmin, por ky është një surealizëm krejt personal, harmonioz, i butë dhe shumë femëror.

Kolori është i kursyer, me një tingull neutral, si një muzikë moderne. Ekspozita është një bilanc i punës së këtyre viteve, ku ne do të kemi kënaqësinë të shohim botën e saj krejtësisht të veçantë. Kurse Albina do të përcaktojë saktë ecurinë e saj në vitet në vazhdim”, ka shkruar arkitekti e piktori Maks Velo, në katalogun prezantues të piktores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura