Akuzoi gruan e parë për vjedhje, Maradona e përjashton nga testamenti së bashku me dy vajzat

Dec 5, 2020 | 18:23
SHPËRNDAJE

Pasuria e Diego Armando Maradonës është kthyer në shënjestrën e shumë familjarëve të tij. Sipas lajmeve të fundit nga Argjentina, ish-ylli i futbollit botëror ka përjashtuar nga ndarja e pasurisë së tij ish-gruan Klaudia Vijafana së bashku me dy vajzat Dalma dhe Xhaninën.
Claudia-Villafañe-y-Diego-Maradona
Ish-lojtari legjendar i Napolit dhe Argjentinës u nda pas 24 vitesh me Vijafanan duke e akuzuar për zhdukjen e 6 milionë eurove dhe 458 suvenirëve. Palët u përballën në gjykatë dhe fakti që vajzat e tij vendosën të qëndronin me nënën ka bërë që Diego të përjashtojë nga ndarja e pasurisë të bijat Dalma dhe Xhanina.

Gjatë jetës së tij, Diego ka dhe 3 fëmijë të tjerë me partnere të ndryshme (Diego Jr, Janën dhe Diego Fernandon), ndërsa pas vdekjes së “Djalit të Artë”, 6 persona të tjerë kanë pretenduar se Maradona është babai i tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura