Akuzat për Xhafajn, Braçe flet me emra: Po sulmohet padrejtësisht nga mafia, kjo është arsyeja

May 15, 2018 | 17:49
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Erion Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga sa u raportua në media më herët, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrën e tij. Ai sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.1526397130_erionbrace

Unë nuk kam pasur asnjë takim me z.Xhafaj. Kam qenë me Taulant Ballën në Bulevard, po kontrollonim punimet në shesh dhe te Ministria e Transporteve kemi marrë makinën e jemi larguar. Z.Xhafaj nuk e kam takuar as sot dhe as dje. Dje kam komunikuar me të dhe e kam pyetur për shëndetin. Nuk ka nevoja që të takoj Xhafën, sepse ai ka të gjithë mbështetjen e PS.

Duke komentuar akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, Braçe tha se Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi nëse dikush në fisin e tij nuk respekton ligjin. Ai theksoi se Xhafaj po sulmohet nga mafia duke etiketuar si të tillë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar të cilët po i pret Vettingu.

Në krye të këtij sulmi tha, Braçe, është ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nëse ti e respekton ligjin, por s’e respektojnë disa në fisin tënd kjo është banale, si në kohën e Enver Hoxhës kur sajoheshin prova. Xhafaj duke qenë njeri i ligjit po sulmohet drejtpërdrejt nga mafia. Mafia kështu sulmon. Kush është mafia në këtë rast? Është amalgamë shumë e qartë për mua, s’e di për prokurorinë, është një grusht politikanësh të korruptuar në bashkëpunim të qartë dhe kësaj radhe është evidente me gjykatës dhe prokurorrë të korruptuar që janë nën rrezikun e reformës në drejtësi dhe kriminelë ordinerë.Këta po bashkëpunojnë në mënyrë të qartë. Synojmë të rrëzojnë legjitimitetin e Reformës në Drejtësi. Po rrëzohet pushteti real i mafies që për 8 vite në këtë vend ka vrarë, trafikuar jo hashash, por ky i fundit i Arbri-Garden është i fundit, por janë disa episode ku janë trafikuar drogat më të forta. Kjo mafie nuk ka vetëm ngjyrë, por ka edhe emra. Beteja me mafien është e një maxhorance të tërë.Në krye të këtij sulmi është Sali Berisha me të gjithë onturazhin e tij. Është sulm i drejtuar direkt nga Sali Berisha dhe është sulm i qartë mafioz, kriminale mbi Reformën në Drejtësi. Arsyeja? Humbja e pushtetit real që ka pasur. Po të dojë Sali Berisha ia provoj edhe në sy.”, u shpreh Braçe.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura