Akuzat e Tom Doshit, Nishani takon 60 minuta Llallën në Presidencë

Mar 3, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të deputetit Tom Doshi, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thirrur në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, që ka zgjatur rreth 60 minuta.

Llalla dhe Nishani

Burime për Panorama Online thanë se takimi është thirrur nga Presidenti për t’u informuar për dijenitë që ka pasur prokuroria për çështjen Doshi dhe veprimet e ndërmarra pas deklaratave të djeshme.

Prokuroria e Përgjithshme nisi sot hetimet për planin për eleminimin fizik të Tom Doshit dhe Mëhill Fufit. Hetimet kryesisht nisën pas një takimi që Llalla bëri me kryeministrin Rama, ministrin Tahiri dhe kryeparlamentarin Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura