Akuzat e Tom Doshit, Berisha: S’më kanë thirrur në prokurori, do shkoja me kënaqësi. Konfirmojnë paraqitjen Rama, Meta e Tahiri

Mar 5, 2015 | 19:48
SHPËRNDAJE

Pas njoftimit se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dhënë deklaratat e tyre mbi akuzat për vrasje të Tom Doshit, zyra e shtypit e ish-kryeministrit Sali Berisha, e kontaktuar nga ‘Panorama Online’, bëri me dije se nuk ka thirrje nga organi i akuzë për ish-kreun e qeverisë.

Sali Berisha

Burime nga zyra e shtypit e Berishës, thanë për “Panorama Online”:

“Nuk e ka thirrur njeri. Po ta therrasin do shkoje me kenaqesi”.

Sakaq kanë konfirmuar prezencën e tyre nesër në prokurori, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve te Renda i beri ftese zyrtarisht disa zyrtarëve të lartë për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit ne rastin e deputetit Tom Doshi. Sipas nje deklarate per mediat nga Prokuroria, ata jane:  Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë 2. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 3. Z. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm 4. Z. Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë 5. Z. Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë 6. Z. Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura