Akuzat e kryeministrit Edi Rama, Arben Kraja flet për hetimet e SPAK: Dikush na shan…

Sep 12, 2022 | 21:17
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja shmangu çdo koment për akuzat që atij i vijnë nga politika.

maxresdefault

Ndalur tek qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj SPAK në prill dhe në maj të këtij viti në lidhje me mungesën e rezultateve për hetimin e ish kryeministrit Berisha dhe ish presidentit Ilir Meta, Kraja mbajti të njëjtin qëndrim.

“Nuk dua të merrem me deklarata politike. Ne bëjmë punën tonë, vlerësojmë provat. Dikush na shan, dikush na lëvdon, kjo është çështje e tyre, bëjnë komentet e tyre

Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK me idenë e mirë për të punuar më mirë, kushdo të jetë, kryeministër apo qytetar i zakonshëm”, tha Kraja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura