Aktorja e njohur e “Peaky Blinders” ndërron jetë në moshën 52-vjeçare! Ja shkaku

Apr 17, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolin e saj tek “Peaky Blinders” dhe tek tre filmat e “Harry Potter”, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 52-vjeçare.

helen mccroy (5)

Lajmin e trishtë e ndau me të gjithë bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, raporton “BBC”.

Autori i “Harry Potter”, JK Rowling udhëhoqi homazhet, duke shkruar se ishte “thjesht një lajm tronditës“.

helen mccroy (8)

McCrory ishte e njohur gjithashtu për karrierën e saj të gjatë dhe të vlerësuar në skenë, dhe drejtori artistik i Teatrit Kombëtar Rufus Norris tha se ajo ishte “padyshim një nga aktorët e mëdhenj të brezit të saj”.

helen mccroy (3)

Lewis tha se ajo vdiq “pas një beteje heroike me kancerin”. “Gruaja e bukur dhe e fuqishme, që është Helen McCrory, ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga familja dhe miqtë. Ajo vdiq ndërsa jetoi. Pa frikë. Zot ne e duam atë dhe e dimë sa me fat jemi që e kemi pasur në jetën tonë,”- tha ai.

helen mccroy (7)

McCrory u martua me Lewis në vitin 2007 dhe ata kanë dy fëmijë, 14 dhe 13 vjeç.

Ajo gjithashtu punoi në “Royal Shakespeare Company”, “Almeida” dhe “Donmar Warehouse” dhe mori vlerësime të mira për rolin e saj në “Uncle Vanya” në Londër dhe Nju Jork në 2002 dhe 2003.

helen mccroy (6)

Pas këtij lajmi të trishtë reagoi edhe autorja e Harry Potter, J. K. Rowling, përmes në postimi në rrjete sociale. Ajo u shpreh e trishtuar për ndarjen nga jeta të McCrory, duke theksuar se ajo ishte një aktore e jashtëzakonshme dhe një grua e mrekullueshme, që fatkeqësisht u largua shumë shpejt.

Once Upon A Time... In Hollywood UK Premiere - London. Helen McCrory attending the Once Upon A Time... In Hollywood UK premiere in Leicester Square, London. Picture date: Tuesday July 30, 2019. See PA story SHOWBIZ Hollywood. Photo credit should read: Isabel Infantes/PA Wire. URN:44397097 (Press Association via AP Images)

Ndërsa krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, shkroi në një postim: “Helen ishte një aktore e madhe e brezit të saj. Ajo ishte shumë e fuqishme dhe e kontrolluar dhe kjo është shumë e trishtueshme”.

helen mccroy (1)

McCrory ishte një nga aktoret më të respektuara dhe la gjurmë duke luajtur rolet e grave të vështira dhe ndonjëherë të frikshme. Ajo pati një rol të rëndësishëm në “Peaky Blinders” dhe atë të aleates mashtruese të “Voldemort”, Narciss Malfoy në filmat e “Harry Potter”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura