Aktiviteti fizik, ilaç i pazëvendësueshëm për shëndetin e zemrës

Jul 5, 2018 | 20:27
SHPËRNDAJE

Aktiviteti fizik është i shëndetshëm në çdo fazë të jetës, por ushtrimi i tij për gjashtë vite rresht në moshë të mesme do të ulte rrezikun e insuficiencës kardiake me një të tretën. E kundërta, minimizimi i aktivitetit fizik ose eliminimi total i tij mund të rrisë ndjeshëm mundësitë e vuajtjes së problemeve koronare.

Për të arritur këtë konkluzion kanë punuar një grup studiuesish nga Universiteti Johns Hopkins, i cili ka marrë në studim 11.351 të rritur me një moshë mesatare prej 60 vjet, duke i monitoruar për 19 vjet mbi problemet e mundshme kardiovaskulare. Çdo gjashtë vjet, pjesëmarrësit plotësonin një pyetësor mbi nivelin e aktivitetit fizik, duke e klasifikuar në: të varfër, mesatar ose sipas rekomandimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës.download

Në fund, rezultoi se kryerja e ushtrimeve të moderuara fizike si ecje e shpejtë apo çiklizëm për 150 minuta në javë, në moshën e mesme redukton me 31% rrezikun e insuficiencës kardiake. Sipas autorëve të studimit, ky lloj ilaçi, ushtrimi fizik, është një strategji mjaft e mirë parandaluese për problemet e zemrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura