Akt-akuzat kundër Thaçit/ Analisti nga Kosova: Libri i Carla Del Pontes joserioz. Lubonja: Aty flitet për krime politike dhe pengim të drejtësisë ndërkombëtare

| 21:47
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja dhe analisti nga Kosova Ismail Tasholli kanë debatuar me njëri-tjetrin për librin e Carla Del Pontes, ku besohet se flitet për akuza drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

lubonja-2-1-750x450

Tasholli tha se libri i Carla Del Pontes është joserioz dhe se vetë Del Ponte është e diskretituar nga vetë një zëdhënëse e saj, ndërsa Lubonja u shpreh se e ka lexuar librin dhe se aty flitet për persona që kanë penguar drejtësinë ndërkombëtare nga Kosova, Shqipëria, por deri edhe nga Afrika.

Pjesë debati në “Real Story” në News 24:

Ismail Tasholli: Prokurori ka thënë se besoj e jo se është fakt.

Fatos Lubonja: Tani akuza ishte aty. Kush e ka bërë këtë, kush është armiku?

Ismail Tasholli: Rezulton se kërkon të mos prishen raportet me Amerikën.

Fatos Lubonja: Unë për Amerikën flas gjithmonë, madje edhe ndaj Amerikës, kur e meriton.

Ismail Tasholli: Edhe Carla Del Ponte nuk është person që duhet besuar. Edhe zëdhënësja e saj e diskretiton fuqinë e saj.

Fatos Lubonja: Unë them atë që mendoj pasi e kam lexuar. Libri është akuzë politikë, nuk është libër juridik, por është politik.

Ismail Tasholli: Nuk ka të vërteta.

Fatos Lubonja: E ke lexuar librin zotëri? Libri merret me Shqipërinë, Kosovën, për Afrikën etj që duan të pengojnë drejtësinë kudo ku ka probleme.

Ismail Tasholli: Libri është joserioz. Kjo Gjykatë Speciale nuk është ajo që donin parlamentarët. Gjykata sot me atë që u votua ka dallim.

Fatos Lubonja: Çfarë prisnin? Që këtu nuk ka asnjë fajtor, këtë prisje ti e ata?

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.