Aksionet në 8 qytete, ministri Balla reagon për punën e Policisë: U rrit forca goditëse ndaj narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje! 18 persona para drejtësisë

Apr 18, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit të Policisë së Shtetit dhe policive të rretheve.

Ballaaa

Balla shprehet se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, falsifikimit të dokumenteve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe vijon punën intensivisht për kapjen e shtetasve në kërkim, për paradalimin e ndërtimeve pa leje dhe për zbardhjen e vjedhjeve.

Ai përgëzon punën e policisë në 9 qytete të vendet, ku kanë rënë në pranga 18 persona dhe janë sekuestruar armë zjarri, municionit luftarak, një sasie lënde narkotike kokainë, disa radio-marrëse dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, falsifikimit të dokumenteve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe vijon punën intensivisht për kapjen e shtetasve në kërkim, për paradalimin e ndërtimeve pa leje dhe për zbardhjen e vjedhjeve. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Durrës, Dibër, Tiranë, Kamëz, Elbasan e Korçë për vënien para drejtësisë të 18 shtetasve dhe për sekuestrimin e shumë armëve zjarri, municionit luftarak, një sasie lënde narkotike kokainë, disa radio-marrëse dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura