Aksion ‘blic’/ Forca të shumta policie në Doganën e Tiranës, kontrollohen mjetet

Oct 29, 2019 | 12:51
SHPËRNDAJE

dogana-tirane-drejtoresha-e-doganes-brunilda-cmimet-ndryshim-i-metodes-llogaritese-ekonomi

Policia ka nisur një operacion blic në Doganën e Tiranës, raporton News24. Nuk ka të dhëna deri më tani për arsyen e këtij operacioni.

Mësohet se brenda Doganës, kanë qenë sot mbi 100 forca policore.

Policia ka bërë kontrolle të imtësishme për të gjitha mjetet që kalonin në brendësi të institucionit.

Vetëm pak ditë më parë u zhvillua një aksion me 380 forca policie në portin e Durrësit, ku u vunë në pranga 23 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura