Aksidenti tragjik/ Ja kush është adoleshenti shqiptar që u karbonizua brenda automjetit

Apr 12, 2022 | 9:28
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptar u karbonizua brenda një automjeti që u përfshi në një aksident automobilistik.

fabio

Ngjarja e rëndë u regjistrua në ishullin grek Kefalonia. Pas përplasjes, mjeti shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike të riut me origjinë shqiptare, i identifikuar si Fabio.

Mediat greke bëjnë me dije se 17-vjeçari ka mbetur i bllokuar në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa tre shokët e tjerë të klasës, kanë mundur të dalin, duke marrë plagë të lehta.

Pavarësisht përpjekjeve për ta nxjerrë dhe ndërhyrjes së tre forcave zjarrfikëse, nuk është mundur të bëhet asgjë për adoleshentin, i cili studionte për informatikë.

Drejtori i Shkollës Teknike ku studionte 17- vjeçari, tha se Fabio ishte në përfundim të studimeve dhe ëndrra e tij ishte të punonte jashtë Greqisë.

b6f22fa35e14431d3429f6767345c818_XL IMG_1471 IMG_1460 IMG_1457 IMG_1476 IMG_1464 IMG_1463 IMG_1462 IMG_1475

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura