Aksident në Llogara, dy makina rrezikuan të binin në greminë, lëndohet pasagjerët

Jul 17, 2023 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Llogara. Burime për Panorama TV bëjnë më dije se dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën, duke rrezikuar kështu të binin në greminë.

aksident llogara

Nga pamjet e siguruara vihet re se makinat janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa raportohet se nuk ka pasur viktima. Nga aksidenti janë lënduar lehtë pasagjerët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që priten detaje të tjera në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura