Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore. Plagoset rëndë në gjymtyrë drejtuesi i mjetit

Apr 2, 2022 | 21:01
SHPËRNDAJE

Koha e keqe me reshje  të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave një aksident ne hyrje te qytetit te Gjirokastrës, në aksin që e lidh qytetin me Tepelenën.

aksident naten

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazës së qytetit në lagjen Gërhot, ku një auto veturë me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim te Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike si pasojë e rrëshqitjes nga lagështia.

Për pasoje drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze ne gjymtyre dhe është çuar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Gjirokastrës. Të lënduar kanë mbetur dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u  transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura