Aksidenti i rëndë në tunelin e Kalimashit, ndërron jetë 29-vjeçarja

Nov 13, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

29 vjeçarja mirditore, S.Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit ka ndërruar jetë në spital, disa ore pas aksidentit fatal, pas te cilit ajo nuk ia doli dot. Nga ky aksident u plagos edhe nje person, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Informacion paraprak:

850x636_auto-aksident21496246511_1497300611-22277181497301337

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.(vdiq ne spital pak ore me pas)

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura