AK denoncon premtimin e pambajtur të Berishës

Dec 30, 2012 | 11:49
SHPËRNDAJE
Gjate tubimit te AK-se ne Kavaje

KAVAJE- Aleanca Kuq e Zi ka vijuar sot në Kavajë nismën e saj të prerjes së shiritave të dështimit, siç i quan ajo.

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar sot aksin rrugor kombëtar Kavajë-Rrogozhinë. Në shenje proteste ndaj mosmbajtjes së premtimit nga ana e kryeministrit, Sali Berisha, aktivistët e AK-së kanë prerë shiritin e inagurimit të rrugës, duke ironizuar kështu kreun e qeverisë, Berisha.

Kjo nismë e AK-së ka marre jetë vetëm pak kohë më parë, ndërsa kreu i saj Kreshnik Spahiu është shprehur se do të shkojnë në çdo cep Shqipërisë, për të denoncuar premtimet e pambajtura të kryeministrit Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura