Ajzeraj e Gavazaj probleme me dokumentet, 3 të dëmtuar te Skënderbeu

SHPËRNDAJE

Problemet me federimet si pasojë e mungesës së dokumentacionit të lejes së kalimit nga njëri klub te tjetri duket se janë bërë shkak i vonesave procedurale për dy kosovarët e Skënderbeut. Bëhet fjalë për Ajzerajn dhe Gavazajn, që ende nuk mund të jenë pjesë e Skënderbeut të paktën për këtë takim, pasi nuk janë plotësuar të gjitha dokumentacionet përkatëse.

Skenderbeu

Kjo e çon në pesë numrin e lojtarëve të padisponueshëm për Shehin ndaj Partizanit. Tri mungesa mungesat e tjera janë të njëjtët lojtarë si në finalen e Superkupës ndaj Laçit. Bakari Nimaga është ende i dëmtuar dhe kjo është mungesa më e madhe e Shehit në këtë takim.

Nimaga

Sikurse Nimaga, edhe palestinezi El Kajed vijon të punojë i diferencuar për të rikuperuar dëmtimin e pësuar në miqësore gjatë fazës përgatitore. Ndërsa një tjetër mungesë po aq e rëndësishme është ajo e Ardit Hoxhajt. Sulmuesi vlonjat ende nuk është në maksimumin e tij dhe kërkon disa ditë të tjera që të vihet në dispozicion të plotë të Shehit. Pjesë tjetër e ekipit do të jetë nën urdhrat e “timonierit” durrsak.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.