“Ai e ka vendin në burg, por…”, ish-kryehetuesi zbulon porositë e Enverit: Si u bind të mos e arrestonte Ismail Kadarenë

Aug 15, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ishte viti 1982. Ismail Kadare e “kishte mbushur kupën”. Diktatori kishte vendosur ta eliminonte si pjesë e “komplotit të madhe”, të udhëhequr nga Mehmet Shehu. Letrat ishin gati.Qemal-Lame-Kadare-dosja-arkivoli-Enveri

Ramiz Alia e Hekuran Isai ishin gati që t’i vinin prangat. Veçse kishte një problem. Ismail Kadare kishte botuar romanin “Dimri i madh”, ku një ndër protagonistët ishte vetë Enver Hoxha. Nëse do të dënohej Kadare, bashkë me të do të dënohej edhe vepra kushtuar diktatorit.

Ishte kryehetuesi Qemal Lame, i cili, në një raport të përmbledhur, do t’ia vinte në dukje këtë rrezik diktatorit, aq më tepër që situata pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të 28 vetëve, si pjesë e komplotit, nuk ishte edhe aq e qetë.

Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971
Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971

Në librin e tij “Dritëhijet e kohës. Letërsia dhe arri në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, ish- kreu e Hetuesisë së Përgjithshme për 10 vjet me radhë dëshmon në vetë të parë për “çështjen Kadare”, si u ngritën akuzat, si u krijuar dosja, si ndiqej, telefonatat dhe takimet me krerët më të lartë të shtetit: Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain; vendimin për arrest dhe arsyet pse ai nuk u zbatua.

Porositë e Enver Hoxhës:

1.Gjendja e rëndë e numrit të madh të arrestimeve e të dënimeve për krime kundër shtetit është pasojë e veprimtarisë së Kadri Hazbiut dhe më pas të Feçor Shehut, që kanë drejtuar Sigurimin e Shtetit.

2.Gjendja dhe rreziku i shtrirjes së pastudiuar të veprimtarisë armiqësore, për këshillime të personave, ka rritur pasigurinë e pakënaqësinë në popull.

3.Të zbatohet një politikë penale më e kujdesshme dhe e bazuar në analiza e studime.

4.Organet e Partisë në qendër dhe në rrethe të forcojnë kontrollin në strukturat e Sigurimit të Shtetit. Të kërkohet me rreptësi zbatimi i drejtë i Platformës së Punës Operative dhe respektimi me përpikëri i Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe çdo ligji e rregulli në gjithë veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit, të Policisë e strukturave të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prokuroria të forcojë kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë për arrestimet e dënimet. Të fuqizohet kontrolli i prokurorit për zbatimin e ligjshmërisë në veprimtarinë shtetërore.

Gjykata të garantojë respektimin e rregullave procedurale për objektivitetin në prova, bazueshmërinë e akuzave e të fajësisë së personave, dënimin e drejtë të personave të akuzuar për veprimtari armiqësore.

5.Hetuesia është organ kushtetues, organ i pavarur i drejtësisë. Të studiohet dhe të shpejtohen masat për riorganizimin e Hetuesisë si organ i pavarur i drejtësisë dhe veçimin e saj nga organet e punëve të brendshme.

6.Të mos zgjerohet më tej numri i personave të grupit komplotist (i cili në “Tablonë sinoptike” do të cilësohej si komploti i kryesuar nga Mehmet Shehu). -Dokumentet për Ismail Kadarenë janë të plota. Ai e ka vendin në burg! Megjithatë, të presim. Jam dakord me mendimin e Qemalit që të mos e arrestojmë Kadarenë. Të mos realizohet arrestimi i Ismail Kadaresë. Ta shohim përsëri në një kohë më të qetë. T’i kushtojmë gjithë vëmendjen punës së madhe që ka bërë Partia për zhvillimin e vendit dhe dënimin e rreptë të armiqve komplotistë.

Hekuran Isai
Hekuran Isai

Qemal! Vazhdo punën studimore për Sigurimin, Policinë, Hetuesinë, Gjykatën, Prokurorinë. Vazhdo punën për të shpejtuar riorganizimin e Hetuesisë dhe veçimin nga organet e punëve të brendshme. Studimi që keni bërë, është realizuar me përgjegjësi. Pres mendime edhe për veprimtarinë shtetërore në tërësi. Pres ide e mendime për të mirën e Partisë. Na përshëndeti të gjithëve, duke na uruar natën e mirë dhe na dha dorën.

SAKRIFIKIMI PËR TË VËRTETËN DHA EFEKTE POZITIVE

Raportimi i argumentuar dhe i vlerësuar për përfundimet e drejta e të sinqerta për domosdoshmërinë e reflektimit për politikën e luftës së klasave ndikoi në frenimin e zbulimit e të zgjerimit të komploteve shtetërore dhe në uljen drastike të numrit të personave të dënuar për agjitacion dhe propagandë. Vlerësimi ishte në fakt i drejtë, por besimi dhe karriera ime do të viheshin në provë edhe në të ardhmenenveri-+-hekuran-isai

Ndjeva lehtësim të jashtëzakonshëm ndërgjegjësor për vetë faktin se nuk do të zgjerohej komploti me arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të evidentuar si komplotistë. Guximi i treguar nga unë ishte i natyrshëm, por i jashtëzakonshëm për komandantin që jepte urdhra për zbatim dhe ishte mësuar me faktin se urdhri i tij ishte ligj për të gjithë. Isha në moshë të re, sapo kisha krijuar familje dhe kisha një fëmijë.

Duhej të mendoja seriozisht për familjen në radhë të parë, që të mund të përparoja edhe në karrierën e sapunisur. Në çdo mendim dhe vendim kërkohej të vazhdoja të veproja me ndërgjegje, korrektësi dhe me profesionalizëm. Të tregoja transparencë kudo, të veproja me argumente, të përballoja presionet nga drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të sqaroja problemet që kishin rëndësi për kuptime dhe mbështetje, si dhe të mos shkaktoja e të parandaloja sa të mundesha çdo keqkuptim apo pakënaqësi.

Koha tregoi se karriera ime do të mbetej në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.. shpesh vihesha përpara situatave të rënda dhe akuzave hakmarrëse.

Udhëheqësi trashëgimtar shfrytëzonte çdo mangësi apo kritikë që bëhej me qëllime të paramenduara, synonte të më ndëshkonte, por tërhiqej pasi puna ime ishte e ndërgjegjshme, e ligjshme, e njohur, e mbështetur e vlerësuar gjerësisht dhe nuk gjente dot argumente për të më larguar nga detyra.

(vijon) 

LEXONI EDHE: 

“Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”, zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë. Zbulohet biseda mes Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait: Është urdhër i Enverit, mos u mendo…

E vërteta e ndjekjes së Ismail Kadaresë/ “Shtrigat” dhe “Krokodili”, ish-kryehetuesi: Ç’përmbante dosja agjenturore. U asgjësuan në…

‘Të arrestohet! Mos veproni menjëherë!’, Ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen telefonatat me Enverin e Ramizin për prangosjen e Kadaresë: Kur u dha urdhri, ish-diktatori porositi që…

“Atij qelbësirës i është rritur mendja”, Ish-kryehetuesi rrëfen takimin me Enverin dhe urdhrin që i dha për Kadarenë: Të shkojë në hale të gomarëve, deri javën tjetër…

Plani për eliminimin e Kadaresë/ Ilir Demalia reagon ndaj Qemal Lames: Instrument i paranojave të Enver Hoxhës. Pse ish-kryehetuesi është falsifikator

Ekskluzive/ “Me të tjerët në qeli, të hanë dhé”, rrëfimi i ish-kryehetuesit pas urdhrit të Enverit për prangosjen e Kadaresë: Ja dokumentet ku do mbështetej arrestimi, na kërkohej…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura