Ahmetaj publikon dokumentin e Berishës: Ja çfarë parashikonte për biznesin e vogël

Apr 10, 2018 | 10:24
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar një draft vendim të qeverisë së kryeministrit Berisha, i cili parashikonte uljen e pragut në 2 milionë xhiro për biznesin e vogël që ai të deklaronte TVSH-në.

Arben ahmetaj

Në një konferencë për shtyp pak minuta para nisjes së protestës 60 minutëshe të biznesit të vogël, Ahmetaj tha se në këto 10 ditë qëkur ka nisur të aplikohet tarifa e TVSH-së për biznesin e vogël nuk është rritur asnjë çmim.

“Opozita kërkon të përdorë një masë anti-informalitet për të turbulluar ambientin politik shqiptar. Kjo masë do të provohet që këtë muaj se është masa e duhur. Ju ftoj të jepni një çmim të rritur në dyqanet e lagjeve, apo në supermarketet e mëdhenj që nga 1 prilli. Ajo që ne kemi thënë që nuk ka rritje çmimesh do jetë fakt në vazhdimësi përkundër inflacionit i cili do lëvizë në nivelet 1.6%-2.4%”, tha Ahmetaj.

Sipas tij “ata që dje gënjyen disa biznesmenë kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5 milionë. Një VKM e 21.09.2009 i Sali Berishës uli pragun. Nuk po e komentoj fare nëse ka qenë e duhur apo jo e duhur. Ja ku është fakti ku vendimi i qeverisë është bërë nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël, ata që sot tentojnë të gënjejnë një grup sipërmarrësish që janë të mençur për të kuptuar se cila është e vërteta. Kam edhe një draft vendim të Qeverisë së Berishës për ta bërë nga 5 milionë në 2 milionë. Ky draft është në protokollin e Ministrisë së Financave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura