Agim Baçi, kritikë letrare dy romaneve të Kadaresë

Oct 17, 2013 | 14:42
SHPËRNDAJE

A ka rëndësi se kush e solli Doruntinën? E solli Kostandini i përtej jetës, hija e tij, një i dërguar, Stresi hetues, erdhi vetë apo ishte thjesht dëshira e saj… Personi që e solli Doruntinën del në plan të dytë, përballë pyetjes se përse e sollën Doruntinën. Pikërisht me këtë kundërpyetje ndaj romanit “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë tenton të ngacmojë lexuesin shkrimtari dhe publicisti Agim Baçi. Në librin e tij më të fundit, një botim i shtëpisë botuese “Onufri”, Baçi, në pozicionin e një kritiku letrar, merr në analizë dy romane të Kadaresë, përkatësisht “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Ajo çka i lidh këto dy romane është pa dyshim dikotomia jetë-vdekje, edhe pse e vendosur në kontekste të ndryshme. Por në të njëjtën kohë, të dyja veprat “Prilli” dhe “Doruntina” flasin për udhëtime. Personazhet (Gjorgu, Diana, Kostandini, Doruntina) udhëtojnë, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, përkatësisht drejt jetës ose vdekjes. Gjorgu udhëton të paguajë “taksën e gjakut”, pra të vdekjes dhe udhës takon Dianën, jetën. Diana udhëton në një muaj mjalti, jete, por njihet me vdekjen përmes Gjorgut, që njëkohësisht është edhe jetë, edhe vdekje. Doruntina udhëton me një të vdekur apo hijen e një të vdekuri drejt vdekjes, ndërsa Kostandini me një të gjallë, për të mbajtur fjalën e dhënë, pra për të mbetur gjallë, edhe pse jo në jetë. Këtë lidhje mes jetës dhe vdekjes, ku duket sikur jeta nuk mund të kuptohet pa vdekjen, Agim Baçi ia parashtron lexuesit, i cili ndërkohë pyet veten nëse edhe atij i kishte shkuar ndërmend më parë një gjë e tillë… Duke marrë në analizë dy vepra të Kadaresë, Baçi guxon dy fish: së pari sepse bëhet fjalë për dy vepra shumë të njohura të shkrimtarit dhe, së dyti, sepse ai na ofron lexime të reja të këtyre veprave. Por, aq sa të guximshme, aq edhe të qenësishme të duken tezat që ai parashtron në këtë “përsiatje antropologji-sociologjike”, siç e quan vetë ai. “Unë besoj se arsyeja më e rëndësishme në leximin e një libri duhet të jetë lidhja me njerëzoren, me atë që na bën njeri apo që na e zbeh këtë cilësi thelbësore. Më pas, stilistika, semiotika, sociolinguistika etj. fusha studimore, janë pasojë”, të vërtetë kaq thelbësore për jetën tonë nevojitet që Doruntina të vijë… Kjo dëshirë e jona është më e fortë se çdo realitet, ndaj Doruntina duhet të vijë. E natyrisht, edhe për të besuar te njerëzorja, për t’i dhënë atë që meriton dëshirës sonë njerëzore, Doruntinën duhet ta sjellë Kostandinipikërisht ai, që nuk duhet të vdesë kurrë brenda njerëzimit- ai që jep fjalën në emër të njerëzores brenda nesh”, shkruan Baçi në librin e tij. Tezat e tij sigurisht që Baçi ia përball edhe atyre të studiuesve e kritikëve të tjerë që janë marrë me veprën e Kadaresë, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, që nga Eric Faye, Piet de Moor, Ali Aliu, Shaban Sinani, Bashkim Kuçuku etj. Për Agim Baçin, ky nuk është libri i parë. Teksa lëvron gjerësisht publicistikën, ka botuar edhe vëllime poetike (“Ag”), novela (“Gabime të domosdoshme”) dhe ese (“Letër Dylqinjës së Tobozës”, fituese e çmimit “Don Kishot në letërsi”. shprehet Baçi për gazetën “Panorama”, duke shpjeguar edhe synimin e studimit të tij mbi dy vepra, ndoshta më të diskutuarat brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç janë “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Kjo është teza e tij kyçe, mbajtjen e fjalës së dhënë ai e lidh me dëshirën e përjetshme për të mbetur njeri. “Unë besoj se edhe kur nuk e kemi mbajtur fjalën, ne kemi dashur të bëjmë të kundërtën. Madje, edhe kur nuk na e kanë mbajtur fjalën, ne dëshirojmë të mendojmë se edhe të tjerët kanë dashur të bëjnë të kundërtën, pra ta mbajnë atë. Pikërisht për këtë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura