Afera e Inceneratorëve, kreu i SPAK bën deklaratën e fortë: Po hetojmë ministra dhe deputetë, çështje shumë komplekse…

Sep 12, 2022 | 21:06
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja zbulon një sekret për emisionin “Pa Censurë”. Prokuroria Kundër Korrupsionit ka nën hetim ministra dhe deputete, duke lënë të kuptohet se çështja me te cilën lidhet hetimi i tyre janë incineratorët. 

956db18ac0894a0189af1e6affa149b4

“Korrupsioni është një sfidë më vete. Hetimi i zyrtarëve të lartë është një sfidë më vete. Ne kemi patur sfidë edhe korrupsionin brenda sistemit. Kemi patur shumë raste hetimesh dhe dënimesh të prokurorëve në detyrë apo të shkarkuar nga komisionet e vetingut, të cilët kanë marrë vendime dënimi të formës së prerë për korrupsion. Nuk janë pak. Kemi patur raste hetimi dhe dënimi të zyrtarëve më të lartë në fushën e prokurimeve publike. Është drejtoria qendrore e Prokurorimeve Publike pranë Ministrisë së Brendshme, e cila është shpallur fajtore për një procedurë prokurimi.

Kemi edhe hetime për ministrat dhe për deputetë, por vazhdon procesi hetimor. Ju e dini shumë mirë që çështja e incineratorëve është çështje shumë komplekse, shumë e ngarkuar, por që vazhdon hetimi”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura