Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret fluturimin inaugurues të Iberia nga Madridi

Mar 28, 2024 | 17:59
SHPËRNDAJE

Tiranë, 28 mars 2023 – Sot shënon një moment të rëndësishëm për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ndërsa festojmë fillimin e operimeve nga Iberia, duke lidhur Tiranën me qytetin vibrant të Madridit.

WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.56 PM

Fluturimi inaugurues, IB3386, u nis nga Madridi për në Tiranë me 152 pasagjerë në bord, duke shënuar fillimin e një partneriteti premtues midis TIA dhe Iberia.

Iberia do të ofrojë më shumë se tridhjetë mijë vende gjatë gjithë sezonit veror, duke mundësuar udhëtimin direkt midis kryeqytetit spanjoll dhe Tiranës. Pasagjerët mund të udhëtojnë drejt Madritit nëpërmjet tre frekuencve javore, çdo të martë, të enjte dhe të dielë.

Me prezantimin e Airbus A320neo, i njohur si një nga avionët më efikas dhe më modern në flotën e Iberia, udhëtarët mund të përjetojnë lehtësi dhe komoditet të lartë gjatë udhëtimit të tyre. Karakteristikat moderne të avionit sigurojnë një përvojë të qetë dhe të mirë fluturimi, duke vendosur standarde të reja në udhëtimet ajrore.

Biletat për këto fluturime tashmë mund të blihen në www.iberia.com dhe përmes agjencive të ndryshme turistike, duke filluar nga vetëm 79 euro për çdo drejtim. Shitja filloi tetorin e kaluar, duke u ofruar udhëtarëve mundësi për të planifikuar udhëtimet e tyre nga tani deri në tetor të këtij viti.

Frekuencat dhe orari

Nga Madridi në Tiranë (IB3386):

  • Të martave dhe të dielave: Nisja në orën 08:00, Mbërritja në orën 11:05
  • Të enjteve: Nisja në orën 08:40, Mbërritja në orën 11:45

Nga Tirana në Madrid (IB3387):

  • Të martave dhe të dielave: Nisja në orën 11:45, Mbërritja në orën 15:10
  • Të enjteve: Nisja në orën 12:25, Mbërritja në orën 15:50WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.55 PM (4) WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.55 PM (3) WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.55 PM (2) WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.55 PM (1) WhatsApp Image 2024-03-28 at 5.56.55 PM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura