Adolfo Sormani: Luajtëm si të barabartë, paraqitje e madhe

Jul 26, 2016 | 22:35
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka preferuar të mos komentojë momentet e diskutueshme të ndeshjes së sotme, por i ka thurur elozhe skuadrës për atë që shprehu në fushë.

sormani partizani

“Më vjen keq, ishim kurajozë dhe kemi luajtur si të barabartë. Sipas meje rezultati nuk duhej të ishte ky. Penalltia mund të vërshëllehej me shpejtësinë e lojës. Nuk më pëlqen të flas për vendimet e gjyqtarit, nuk ia vlen të diskutohen. Këto janë gjëra që nuk ka kuptim të diskutohen. Pasi kur ndeshja ka mbaruar, çfarë vlere ka të flasësh për vendime të gjyqtarit”, tha ai për “TVSH” pas takimit.

Trajneri është i kënaqur se ekipi i bëri ballë më së miri një skuadre shumë më të fortë. “Tani mendoj se flasim për kualifikim, në vend që të flitnim për një paraqitje të një skuadre që dha gjithçka, bëri një ndeshje të mirë ndaj një skuadre me cilësi teknike dhe vlera individuale qartësisht më superiore se tonat.

Them se duhet të jemi të lumtur për atë që kemi shprehur. Pastaj për të ardhmen dhe javën tjetër, do të shohim dhe do të analizojmë se çfarë mund të bëjmë. Mua më vjen keq për djemtë se nuk e meritonin, për atë që shfaqën në fushë. Më vjen keq për ta dhe për tifozët”, theksoi trajneri italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura