A po shkon bota drejt një lufte bërthamore? Ja çfarë thotë zyrtari i lartë i sigurisë ruse

Apr 30, 2022 | 22:18
SHPËRNDAJE

Shefi i Ministrisë së Jashtme ruse për sigurinë, Vladimir Yermakov, tha se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek qartë një linjë mirëkuptimi midis fuqive bërthamore për ta parandaluar atë.

zytari

Yermakov i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se rreziqet e luftës bërthamore “duhet të minimizohen, në veçanti, duke parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore”.

Duke u zotuar se Rusia po përpiqet të shmangë luftën bërthamore, ai përmendi një marrëveshje të arritur në janar nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Por shtoi se “trojka” bërthamore perëndimore [SHBA, Britania e Madhe dhe Franca] po “rrëshqasin në pozicione të tjera”, siç ishte NATO në “pozicionimin e vetvetes si një aleancë bërthamore”.

Yermakov tha gjithashtu se dialogu mbi stabilitetin strategjik me SHBA ishte aktualisht “i ngrirë nga pala amerikane”.

Kujtojmë se më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi Perëndimin të mos nënvlerësojë rreziqet e konfliktit bërthamor.

Por dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk beson se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura