A mund të konsiderohet zëri, pjesë e kapitalit njerëzor?

Mar 27, 2024 | 8:10
SHPËRNDAJE

irena  beqirajIRENA BEQIRAJ

Për shkak të Laurence Olivier-it, Margaret Thatcher uli tonin e saj. Duke përfituar nga një takim i rastësishëm me Olivierin në një tren në Brighton më 1979, këshilltarja e Thatcher pyeti se si mund ajo ta eliminonte tingullin e saj të mprehtë. Olivieri i organizoi disa takime Thatcher-it me një trajner të Teatrit Kombëtar. Ai i mësoi Thatcher-it sesi zëri i saj të tingëllonte më i ulët edhe të kishte një ritëm të ri.

Në një studim të fundit, një ekonomiste australiane krahasoi fjalimet e grave nga vitet 1945 deri 1990. Ajo shpjegoi se “frekuenca” kishte rënë me 23 Hz, edhe sipas saj arsyeja ishte autoriteti i fituar. Gjatë 50 viteve, ndërsa gratë u bënë gjithnjë e më të fuqishme, ato kishin nevojë për tipare që projektonin dominimin, ku një prej tyre ishte zëri.

Edhe në “botën e burrave”, ekonomistët kanë arritur në përfundimin se zërat më të thellë edhe të ulet sinjalizojnë forcë, edhe CEO-t me zë të thellë por të ulët shpërblehen më mirë. Ato fitojnë mesatarisht rreth 6.6 për qind, më shumë . E pra, qartësisht zëri mund të klasifikohet si pjesë e rëndësishme e kapital njerëzor, i cili na bën më produktivë. Duke hedhur poshtë të gjitha stereotipat si ai që ofron Reese Witherspoon (një avokate super e zgjuar dhe e suksesshme e trajnuar në Harvard, e cila kishte një zë të lartë, një qen të vogël dhe ishte veshur rozë) vajzave tona është mirë t’ju mësojmë sesi te ulin zërin duke ngritur peshën e fjalës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura