A është presidenti rus njeriu më i pasur në botë? Ja sa pagë merr në vit

Mar 27, 2018 | 12:46
SHPËRNDAJE

Vladimir Putin u rizgjodh si president i Rusisë për 6 vitet e ardhshme. 65 vjeçari ka qenë njeriu më i fuqishëm i Rusisë që nga viti 2000, duke shërbyer si kryeministër dhe president i këtij vendi. Të dielën u rizgjodh përsëri si president pasi fitoi me 76.7% të votave.

vladimir-putin-net-worth-russia-president-691804

Megjithëse pasuria e Putinit nuk është zbuluar plotësisht, Forbes e ka cilësuar si njeriun më të fuqishëm në botë për katër vjet me radhë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Federatës Ruse publikoi informacione mbi fitimet e Putinit përpara zgjedhjeve presidenciale më 18 mars.

Sipas të dhënave, Vladimir Putin ka fituar rreth 673 mijë dollarë nga viti 2011 deri në vitin 2016. Kjo do të thotë se presidenti rus merr një pagë mesatare prej rreth 112 mijë dollarë në vit.

Pasuri të tjera në emër të Putinit janë paraqitur gjithashtu në formularë, duke përfshirë 13 llogari bankare me një bilanc të kombinuar prej 241 mijë dollarësh. Posedon gjithashtu një apartament me 800 metra katror në Shën Petersburg, 230 aksione në Bankën e Shën Petersburg dhe dy makina sportive.

Të ardhurat e tij të deklaruara e bëjnë atë një njeri relativisht të pasur në Rusi, ku paga mesatare e vendit është më pak se 6.700 dollarë në vit duke ju referuar vitit 2015.

Megjithatë, shumë besojnë se pasuria e Putinit është shumë më e madhe sesa ai ka deklaruar.

Bill Browder, Drejtor Ekzekutiv i Menaxhimit të Kapitalit, beson se Putin është “më i pasuri në botë” me një vlerë neto prej 200 bilion dollarësh.

Kjo shumë e bën atë më të pasur se themeluesi i Amazon, që ka një pasuri me vlerë 112 bilion dollarësh.

Përktheu Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura