A është emri i Fatos Nano “zarfi” i zgjedhur nga PS për presidentin? Balla: Janë personalitete që meritojnë të jenë…

Jun 3, 2022 | 10:19
SHPËRNDAJE

Teksa procesi për zgjedhjen e presidentit po afrohet në orët e fundit, në media prej ditësh qarkullojnë emra që mund të shihen si kandidatë potencialë për marrjen e këtij posti.

Ditën e sotme në Fier, kreu i grupit të PS Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me emrin e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Balla u shpreh se si Nano, ashtu edhe Gramoz Ruçi, një tjetër emër i lakuar për marrjen e këtij posti, janë emra që e meritojnë të jenë presidentë të republikës.

“Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm”, tha Balla.

Ai u shpreh se kryesia e PS dhe grupi parlamentar anë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojnë socialistët.

“Kryesia e partisë socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë Presidenti i ri për sa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët.

Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë se nesër në orën 18:00 do të zgjidhet Presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik”, deklaroi Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura