A është e vërtetë lidhja e Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit? Jul Deda ngre dyshime për ndjenjat e tyre, banorja: Mund të ishim të pafytyrë….

May 8, 2024 | 12:15
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo Veshaj i ka shkruar Erjola Doçit për tu lidhur kur kanë qenë jashtë “BBV”, disa nga konkurrentët kanë nisur të dyshojnë në lidhjen e aktorit me Heidi Baçin.

Një ndër ta është edhe Julian Deda, i cili e ka pyetur Heidin nëse lidhja e saj me Romeon është e vërtetë.

“Po është, mua më erdhi mami, çfarë po flisni o njerëz?”, tha ajo, duke kujtuar dhe fjalët e nënës së saj gjatë takimit në BBV, e cila i tha që “nuk të kam parë kurrë më të dashuruar se tani”.

Megjithatë banorët s’janë bindur, ndërsa Juli ka shtuar se nëse një gjë e tillë do ti kishte ndodhur Meriton Mjekiqit, partnerja e tij Ilnisa Agolli do t’i kishte kërkuar llogari.

Pjesë nga biseda:

Juli: A ta bëj një pyetje Bac? A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?

Heidi: Po është. Mua më erdhi mami, çfarë po flisni o njerëz?

Juli: Po ti kishte ndodhur këtij (Meritonit) do ta kishte marrë menjëherë Ilnisa dhe do e kishte çuar në lavanteri

Heidi: Mund të ishim të pafytyrë ne të gjithë familjarisht kështu! Mua më erdhi mami dhe më tha s’të kam parë ndonjëherë kështu.

Juli: Unë po të pyes, s’po të akuzoj

Heidi: E kupton pozitën time, unë po dal falso e situatës

Meritoni: O Heidi a di të flasësh si njeri mos ta egzagjerosh ndonjëherë?

Heidi: Si njeri po flas o Meriton

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura