A është bindëse opozita? Shkullaku: Kur thonë që qeveria është grup mafioz, çfarë kuptim kanë mandatet

Apr 18, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisioni Kolaudim në In Tv, gazetari dhe analisti i njohur Armand Shkullaku i pyetur nga prezantuesit se çfarë duhet të bëjë opozita për të qenë më bindëse për qytetarët, ai u shpreh se duhet të reflektojë.

Sipas gazetarit, opozita ka shumë gjëra për të bërë, opozita ka një proces të gjatë të cilin nuk e nisi asnjëherë.

shkullaku

“Opozita që të jetë bindëse në radhë të parë duhet të reflektojë për një periudhe, megjithëse kanë kaluar 6-7 vite që kur ka qenë në pushtet, por prapë askush nga ne që nëse do të vinte në pushtet nesër nuk do të përsëriste po të njëjtat gabime që pati bërë në të kaluarën” u shpreh Shkullaku.

Më tej ai tha: Që opozita duhet të tregojë me akte dhe jo me fjalë që është në anën e qytetarëve. Kur e quan parlamentin ilegjitim, kur e quan qeverinë grup mafioz, qeverinë të kapur nga mafia, çfarë kuptimi kanë mandatet e deputetëve në një parlament të tillë. Pra heja dorë prej tyre do të bindte qytetarët se nuk flasin dhe kanë nga një vend të sigurt, por janë na anën e tyre.

Sipas tij opozita duhet të tregojë fakte dhe jo fjalë që është në anën e qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura