A e përmendi Merkeli emrin e Saimir Tahirit? Rama jep përgjigjen e prerë: U bë një pyetje për…

Apr 26, 2018 | 21:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/ A u a ka permendur me emer ose me funksion ish ministrin Saimir Tahiri Kancelarja gjermane Angela Merkel ne takim?

Ja si iu pergjigj sot Rama gazetarev e pas kthimit nga Berlini:

rama per ytakimet

Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e refirmës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që sic e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të vecantë nga të gjithë por edhe nga Kancelaria gjermane”.

Pyetje: Edhe DW ka raportuar se iu është kërkuar në takime që ish ministri Tahiri ti “dorëzohej” drejtësisë.

Rama: Është bërë një pyetje në komisionin e cështjeve evropiane lidhur me situaten dhe për pozizionin tonë në këtë proces, pyetje që ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit të vet edhe me baltën e eksportuar atje, por ne kemi qenë në Gjermani, jo në Venezuelë, ku te kerkohet arrestimi i nje personi…”, tha Rama.

A e kërkoi Merkeli arrestimin e Saimir Tahirit? Ja kur do të flasë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama mbylli dje vizitën zyrtare në Berlin pak ditë pasi Komisioni Europian i propozoi Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë.

rama merkel

Gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare, kancelarja Merkel foli për disa parakushte që duhet të plotësohen deri në qershor kur do të zhvillohet edhe takimi i kryeministrave të vendeve të BE-së.

Ndërsa deputetët gjermanë, të majtë e të djathtë, gjatë takimit me Ramën ngritën shqetësim bllokimin në Parlament të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kreu i qeverisë do të kthehet sot në orën 16:00 në Tiranë dhe siç njofton zyra e tij e shtypit do të mbajë një konferencë për mediat.

Në këtë dalje të parë publike, Rama pritet ti japë përgjigje pyetjes nëse është kërkuar apo jo arrestimi i Saimir Tahirit në këmbim të dhënies së votës pro nga Gjermania në mbledhjen e Qershorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura