A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Meta: Nuk është plani im, opozita duhet….

Sep 12, 2022 | 22:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi këtë të hënë se ai nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme bashkiake në Tiranë, duke i dhënë fund aludimeve të ngrituara se ai do të ishte propozimi i opozitës për kryeqytetin.

meta 88

Meta shtoi se opozita duhet të gjejë kandidatët më të mirë, në mënyrë të hapur dhe të drejtë, jo vetëm në Tiranë por në të gjitha bashkitë e vendit.

“Unë jam për të zgjedhur kandidatët më të mirë, kudo përfshirë dhe Tiranën. Në mënyrën më të hapur dhe të drejtë. Unë jam përzgjidhjen më të mirë, s’kam asnjë rezervë dhe medoj se opozita i ka të gjitha mundësitë për të zgjedhur 10 mijë kandidatë më të mirë se ky mëkëmbësi i Edi Ramës. Demokracia në Tiranë ka ardhur dhe këtu do të rivendoset.

Unë jam kryetar i Partisë së Lirisë, ky nuk është plani im. As nuk ka qenë as nuk është. Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë jo vetëm për të fituar dhe për ta ndryshuar Tiranën. Padyshim që unë do ta mbështes”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura