A do shkoj Italia në Borëror? Merret vendimi i papritur nga Peruja

Nov 24, 2017 | 17:36
SHPËRNDAJE

Peruja nuk ka ndërmend të qëndrojë jashtë kampionatit botëror, gjë që i gjithë populli e ka pritur për 36 vjet, tha kongresistja Paloma Noceda, autore e një projekt-ligji që në Europë ka çuar në spekulime se Italia apo Kili mund të shkojnë në Botërorin e Rusisë në vitin 2018 në vend të Perusë. Projektligji është ndryshuar rregullisht në mënyrë që të mos bien ndesh me rregulloret e FIFA-s, të cilat nuk duan ndërhyrje politike në Federatë.

Italia-470x261

Ende me euforinë e përzgjedhjes së suksesshme, Noceda tha se nisma e saj legjislative, nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë pjesëmarrjen e Perusë në Kampionat Botëror.

“Jemi shumë të lumtur që jemi kualifikuar në Kupën e Botës. E kemi pritur këtë prej më shumë se tre dekadash,” u shpreh ajo.

Në këtë mënyrë, Italia shuajti një herë e mirë të gjitha shpresat e ndonjë mrekullie që do e bënte të futej në botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura