78-vjeçari nga Gostivari i internuar në Seman që shkroi 180 letra për riatdhesim

Mar 15, 2018 | 20:31
SHPËRNDAJE

Nga Kastriot Dervishi

Shqiptarët nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të cilët emigruan për arsye politike në Shqipëri, u keqtrajtuan në mënyrën më të pabesueshme nga regjimi komunist i E.Hoxhës.

29214455_1608133749234454_1415557208569020416_n

Në kampet e Llakatundit, Semanit, si dhe në Shijak, ata kaluan në disa procese keqtrajtimesh e denigrimesh. Nga kjo sjellje, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen në Jugosllavi sepse regjimi i E.Hoxhës po u rezultonte më i keq se ai i Titos. Mjafton të vëresh letrat e shumta që shqiptarët emigrantë dërgojnë drejt udhëheqjes komuniste për të kuptuar se në çfarë mizerje ishin futur ata. Një rast i rrallë që dëshmon dëshpërimin e tyre ishte ai i 78 vjeçarit Rexhep Ajet Tahirit, nga Toplica e Gostivarit, i cili i shkruan plot 180 letra Enver Hoxhës në mënyrë që ta lejojë të largohet nga kampi i Semanit e të riatdhesohet. Tahiri kishte ardhur në Shqipëri më 15.1.1949. Nga viti 1957 e deri në vitin 1961 kur shkruan letrat e fundit, ai jetonte në kampin e Semanit. Megjithëse shkroi 180 letra, Partia e Punës nuk ndryshoi qëndrim për sjelljen e saj, ndaj emigrantit nga Gostivari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura