“500 euro për një provim”- Gjykata e Posaçme jep vendimin për sekserin që u merrte paratë studentëve dhe pedagogun e Universitetit të Korçës

Oct 17, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka zbutur masën e sigurisë për Xhevi Dervishin, sekserin që siguronte lekët e studentëve për pedagogun Alket Dino, në Korçë.

dervishi dino

“Panorama” mëson se Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për Dervishin nga arrest me burg, në arrest shtëpie, pasi vepra penale për të cilën akuzohet “ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” konsiderohet me rrezikshmëri të ulët dhe për më tepër, problemet shëndetësore kanë bindur gjykatën ta izolojë në shtëpi bashkëpunëtorin e pedagogut Dino.

Sa i përket pedagogut Alket Dino, ai vazhdon të jetë arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur në 23 shtator ku policia pas një hetimi 1 mujor arrestoi pedagogun e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Humane, Alket Dino, së bashku me sekserin dhe njëkohësisht mikun e tij, Xhevi Dervishi nën akuzat për korrupsion.

Kanë qenë Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, te cilët kane bëre të mundur arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve mbrëmjen e 23 shtatorit, pas denoncimit të një studenti që pretendoi se kishte paguar 500 euro për një provim me pedagogun, Alket Dino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura