“342 biznese kanë përfituar nga Garancia Sovrane”- Ministrja Denaj nga kompania fason flet për paketën e tretë ekonomike

May 28, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ishte sot në një kompani fason, ndërsa tha se janë rreth 342 biznese që kanë përfituar nga Garancia Sovrane.

Denaj u shpreh se sot në Parlament u miratua edhe akti normativ që i mundëson bizneseve shtyrjen e tatim fitimit për vitin 2021 për bizneset me qarkullim mbi 14 mln lekë, gjë që, sipas Denaj, do të ndihmojë edhe më tej kompanitë.

Minsitrja shtoi se qeveria pritet të shpallë edhe paketën e tretë të ndihmës ekonomike, që do të synojë rimëkëmbjen post-COVID.

denaj

Industria fason është shumë e rëndësishme edhe për numrin e punonjësve që angazhon. Garancia sovrane i mundëson një kredi që e ndihmoi që atë pjesë kursimesh që kishte t’i çonte në investime.

Aprovuam dhe ratifikuam në parlament aktin normativ që i mundëson bizneseve shtyrjen e tatim fitimit për vitin 2021 për bizneset me qarkullim mbi 14 mln lekë. Janë 4 mld lekë të disbursuara, nga një total kërkese prej 6.5 mld lekësh ku total garancia është ofruar në 1 mld dhe afati është deri më 30 qershor për bankat.

Opozita para se të keqinofrmojë që kjo garanci nuk i shërben, të paktën ndihmon këto biznese. Paketa e tretë ekonomike që do anunçojë qeveria do të jetë me fokus rimëkëmbjen post-COVID”, tha Deanaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura